Marigona Ademi është fokusuar në një fushë të veçantë. Është e pasionuar pas mozaikëve të cilët, sipas saj, bëjnë bashkë dashurinë e saj për trashëgiminë kulturore, arkeologjinë, por edhe për artin. Studimet bazë i ka kryer në pikturë.
Ka përfunduar studimet bachelor në vitin 2012 në Universitetin e Prishtinës, ndërsa prej atij viti i është kthyer studimit të kulturës dhe trashëgimisë në nivel akademik. Ka vazhduar master për trashëgiminë kulturore dhe menaxhim të turizmit kulturor në Universitetin e Prizrenit, ndërsa në “École normale supérieure” në Paris është duke ndjekur drejtimin për studime antike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për të dashur diçka, duhet të jesh i informuar”, thotë ajo. Dashuria e saj për trashëgiminë kulturore zë fill qëkur ishte nxënëse. Thotë se atëherë mësuesit e historisë e bënin kureshtare me temat që sqaronin dhe e shtynin që të eksploronte më shumë, shkruan sot “Koha Ditore”. Më vonë, siç thotë ajo, ka pasur fatin që të jetë pjesë e kampit multietnik arkeologjik “Ulpiana” për disa vite me radhë e pastaj edhe bashkëpunëtore e Institutit Arkeologjik që nga 2012 deri më 2018. Po ashtu, ajo ka qenë edhe bashkëpunëtore e Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Gjatë periudhës që ka bashkëpunuar me këto dy institucione, ka filluar pasioni i saj për trashëgiminë dhe mozaikët. Ndër vite ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme, si për përgatitjen e librit për fëmijë “Udhëtim në kohë” botuar më 2013 nga Muzeu i Kosovës, një libër ilustrues për trashëgiminë kulturore.
Në realizimin e Hartës Arkeologjike të Kosovës së bashku me Institutin Arkeologjik të Kosovës në vitin 2013, ka realizuar ilustrime. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë viteve 2013-2014 për Katalogun Arkeologjik të Institutit Arkeologjik të Kosovës.
Rëndësia e shumëfishtë e veprave dekorative
“Më sjell shumë kënaqësi kur nga një vepër arti dekorative, siç është mozaiku, mund të vë në pah aq shumë të dhëna historike, ekonomike, sociale e psikologjikë të popujve që kanë jetuar para nesh”, thotë studiuesja e mozaikëve Marigona Ademi.
Beson se përmes studimit të mozaikëve mund t’i ndihmoj vendit, por edhe fushën së cilës i është dedikuar. Të veçantë i ka mozaikët e Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)