Kulturë

Muzika “punk” nën regjim si shprehje e rebelim ndaj sistemit

Në kuadër të programit të veçantë të Festivalit

Në kuadër të programit të veçantë të Festivalit – “Slanted & Enchanted: Music on film”, brenda njëqind minutash është shpalosur rrëfimi për skenën sllovene të muzikës “punk” midis viteve 1977 dhe 1985 kur nxënësit e shkollave të mesme filluan të formonin bendet e para të këtij lloji muzikor

Filmi i gjatë dokumentar “Punk nën regjimin komunist” i sllovenit Andrej Kosak e rrëfen historinë e lulëzimit e të muzikës “punk” si formë shprehjeje e rebelizmi ndaj politikës në ish-Jugosllavi. Në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” pati premierën botërore të premten pasdite. Afro një gjysmë shekulli pas, në veprën e tij rrëfehet rezistenca e muzikës ‘punk’ në shtetin e trazuar nga sistemi socialist

Në vendet e ish-Jugosllavisë kur regjimi komunist e konsideronte artin si armik, angazhohej ta shtypte atë fort. Filmi i gjatë dokumentar “Punk nën regjimin komunist” i sllovenit Andrej Kosak e rrëfen historinë e lulëzimit e të muzikës “punk” si formë shprehjeje e rebelizmi ndaj politikës së asaj kohe. Në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” pati premierën botërore të premten pasdite. Afro një gjysmë shekulli pas, në veprën e tij rrëfehet rezistenca e muzikës ‘punk’ në shtetin e trazuar nga sistemi socialist.

Në kuadër të programit të veçantë të Festivalit – “Slanted & Enchanted: Music on film”, brenda njëqind minutash është shpalosur rrëfimi për skenën sllovene të muzikës “punk” midis viteve 1977 dhe 1985 kur nxënësit e shkollave të mesme filluan të formojnë bendet e para të këtij lloji muzikor.

“Pankrti” qe grupi i parë ‘puck rock’ që ndezi epokën e kësaj muzike në Jugosllavinë e asaj kohe. Më pas u formuan edhe bende si “Berlisnki Zid”, “Grupa 92”, “Otroci Socializma” e “4R”. Frontmenë, instrumentistë e producentë muzikorë ndajnë historitë e tyre të asaj kohe. Edhe me njohjen e kësaj rryme të rockut. Thonë se i porosisnin albumet nëpërmjet njerëzve që vizitonin vendet perëndimore. Anglinë veçmas.

Në dokumentar konsiderohet se ‘punk’ ishte mundësi e mirë për të krijuar diçka të re dhe se nuk duhej të ishe më i miri në muzikë për ta bërë këtë. Por ajo që kishte shumë rëndësi ishin tekstet e këngëve.

Vetë regjisori e skenaristi i dokumentarit është një prej protagonistëve aty. Ishte pjesë e grupit “Doza”.

Ata e familjet e tyre kishin histori të trishta nën komunizëm. E luftonin me ‘punk’ që shihej si alternative për të mos menduar në atë moment kur kjo muzikë dëgjohet.

Emrat e bendeve e stilet e pamjes së muzikantëve vlerësohen të ishin të pazakonshme. Me veshje improvizohej. Ato griseshin e arnoheshin me gjilpëra e aksesorë të tjerë të pazakontë. Thuhet se duhej të dukeshe si rebel që urren gjithë botën.

Edhe skenografia në koncertet e performancat e tyre ishte e veçantë. Shpesh kosha plehrash shiheshin aty.

‘Punk’ vlerësohet në dokumentar si liri totale për të vepruar si të duash.

“Berlinski Zid” (Muri i Berlinit) konsiderohej si bendi më i shquar i ‘punkut’ në ish-Jugosllavi.

Protagonistët në dokumentarë thonë se në fakt nuk kishin një regjim të vërtetë, sepse do t’i ndalonin ata para se të fillonin të këndonin. Edhe pse kjo pastaj pati ndodhur.

Kënga e tyre jehonte lirshëm gjithandej në qendër të kryeqytetit, Lubjanës. Punk ishte formë shprehjeje. Kur ish-udhëheqësi Marshall Tito vdiq, ndodhi shpërthimi i kreativitetit të të rinjve të cilët nuk pajtoheshin me partinë.

Në film ilustrohet se si lëvizjet e shqiptarëve për pavarësim ndikuan dhe e bënë më të rreptë regjimin. Ata ishin vërtet rebelë, të paktën për aq sa të këndonin para Titos këngët, edhe pse nuk u ishin aprovuar për ta bërë këtë.

Me këngë ironizohej sistemi e tekstet e tyre shpesh ndaloheshin. ‘Punk’ filloi të ndalohet e këngëtarët të persekutoheshin. Protagonistët rrëfejnë se si ishin arrestuar e klubet ishin mbyllur. Sepse krijimtaria e tyre konsiderohej sulm ndaj sistemit komunist. E rebelimi i tyre mori hov edhe më shumë.

Ishte tema “nazi-punk” që ishte organizuar si çështje për t’iu kundërvënë muzikës ‘punk’. Shumë prej protagonistëve ishin mbajtur për muaj të tërë në paraburgim me këtë pretekst, por ishin liruar në mungesë të provave.

Elenore Hagreves, profesoreshë në Angli e ka vlerësuar dokumentarin si mahnitës.

“Mahnitës, shumë i mirë, shumë interesant dhe i punuar në mënyrë fantastik. Thotë se në fund vdiq dhe u vra nga njerëzit, por kisha përshtypjen se ende jeton dhe vazhdon ajo energji në kohëra të këqija. Del të jetë si zhanër shumë i rëndësishëm”, ka konsideruar ajo.

E anglezi Tim Kent, mësimdhënës, ka thënë se filmi dokumentar ka qenë shumë informativ dhe energjik.

“Mësova shumë nga ky film. Në atë kohë edhe në Angli po zhvillohej kjo muzikë. Nuk dinim shumë se çfarë po ndodhte në këto vende, në kohën e ish-Jugosllavisë nuk kishin dëgjuar për Slloveninë shumë gjatë asaj kohe dhe ishte shumë mirë që mësuam tani”, është shprehur ai.

Ka thënë se roli i muzikës ‘punk’ ka luajtur rol të rëndësishëm në parandalimin e kapitalizmit e socializmit në vende të ndryshme.

“Ishte kënaqësi ta shihnim edhe regjisorin tek flet në filmin e tij për fillimvitet e ’80 dhe ’90. Ishte brilante. Muzika ‘punk’ ishte kundër vendosjes së kapitalizmit në Britani dhe në Evropën Perëndimore, ndërsa kundër socializmit këtu. Gjë që është shumë interesante, nuk e dija këtë”, ka thënë ai.

Në Slloveninë  e asaj kohe, ishte paradoksale marrëdhënia midis komunizmit dhe ‘punkut’. Sa më pak që kishte nga e para, aq më shumë lulëzonte e dyta. Dhe anasjelltas, me gjithë rezistencën.