Në mbarë Evropën, reagimi ka qenë i pabarabartë. Në Bordeaux, Nantes, Lion dhe Strasburg, autoritetet komunale i kanë mbajtur muzetë lokalë falas ose i kanë hapur edhe në ditët kur zakonisht janë të mbyllur, në mënyrë që banorët t’i përdorin si “ishuj freskie”. Ndërkohë, në Bruksel, Amsterdam dhe Gjenevë, muze më të vegjël janë detyruar të mbyllin disa salla ose të kufizojnë qasjen, pasi temperaturat brenda tyre kanë arritur në 30 gradë celsius
Një verë me temperatura ekstreme po nxjerr në pah dobësitë e sektorit muzeor në Evropë: disa institucione po shndërrohen në strehë publike nga i nxehti, ndërsa të tjera detyrohen të kufizojnë qasjen e vizitorëve vetëm për të ruajtur stabilitetin e ndërtesave dhe koleksioneve të tyre. Ky kontrast është veçanërisht i dukshëm në qytetet ku muzetë tashmë janë bërë pjesë e përgjigjes emergjente ndaj valëve të të nxehtit.
Pikërisht këtë sfidë trajton ekspozita “TOO HOT: Scorching Cities, New Ideas”, e hapur më 20 qershor në Muzeun Gjerman të Arkitekturës në Frankfurt, ku do të qëndrojë deri më 7 shkurt 2027. Ekspozita shqyrton mënyrat se si arkitektët dhe planifikuesit urbanë mund të krijojnë hapësira më të freskëta në qytete, pa rritur ndjeshëm kostot e energjisë – një çështje me të cilën muzetë po përballen tashmë në praktikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbarë Evropën, reagimi ka qenë i pabarabartë. Në Bordeaux, Nantes, Lion dhe Strasburg, autoritetet komunale i kanë mbajtur muzetë lokalë falas ose i kanë hapur edhe në ditët kur zakonisht janë të mbyllur, në mënyrë që banorët t’i përdorin si “ishuj freskie”. Ndërkohë, në Bruksel, Amsterdam dhe Gjenevë, muze më të vegjël janë detyruar të mbyllin disa salla ose të kufizojnë qasjen, pasi temperaturat brenda tyre kanë arritur në 30 gradë celsius. Në Paris, “Musée Carnavalet” ka mbyllur të gjitha hapësirat, përveç sallave të ekspozitave të përkohshme, të vetmet që janë të pajisura me sistem klimatizimi. Ndërkaq, muzeu i “Louvreit” ka njoftuar se do të mbyllet dy orë më herët, nga e mërkura deri të shtunën, duke përmendur rritjen e temperaturave dhe kushtet e vështira të punës e të vizitës gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Arsyet janë të njohura për këdo që punon me ndërtesat e trashëgimisë kulturore: vjetërsia e objekteve, mënyra e ndërtimit, mungesa e fleksibilitetit dhe kostot e larta. Ann Bourgès, shkencëtare e lartë e konservimit në Qendrën Franceze për Kërkim dhe Restaurim të Muzeve, pranë Ministrisë së Kulturës së Francës, si dhe sekretare e përgjithshme e degës franceze të Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (ICOMOS), ka thënë se shumë muze evropianë ndodhen në ndërtesa “të projektuara për një klimë që nuk ekziston më”. Sipas saj, institucionet ende nuk janë të përgatitura për ngjarje të tilla, qoftë sa i përket komoditetit të vizitorëve, kushteve të stafit apo ruajtjes së koleksioneve.
“Louvre” ka nisur hartëzimin klimatik të sallave të tij dhe po merr pjesë në projektin evropian kërkimor “JPI Refresh”, i cili fokusohet në ndikimin e ndryshimeve klimatike në konservimin e veprave të artit. “Po bëjmë gjënë e duhur, por ngjarjet po na tejkalojnë”, ka deklaruar Bourgès.
Kompania specialiste pwr sigurime “Aqua Sanfelice di Monteforte”, drejtues menaxhues për artin e bukur, bizhuteritë dhe sendet me vlerë në kompaninë “Bridge Specialty International”, vlerëson se institucionet e mëdha, të cilat kanë ekipe të specializuara për konservim dhe kapacitete investimi, janë përgjithësisht më të përgatitura. Në të kundërtën, shumë muze më të vegjël ose të vendosur në ndërtesa historike ende po përpiqen të përshtaten, ndërsa temperaturat ekstreme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më pak të parashikueshme.
Një anketë e vitit 2022 nga Rrjeti i Organizatave Evropiane të Muzeve ku morën pjesë 578 muze nga 38 vende, tregohen përmasat e këtij hendeku. Më pak se një në dhjetë muze kishte analizuar sfidat që ndryshimet klimatike paraqesin në rajonin e tyre, ndërsa vetëm tre në dhjetë kishin vlerësuar ndikimet klimatike me të cilat ka gjasa të përballen. Mbi gjysma e institucioneve raportuan se nuk kishin ndërmarrë asnjë masë ndërtimore miqësore me klimën.
Teksa valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më të shpeshta, muzetë nuk po sfidohen më vetëm në misionin e tyre për të ruajtur artin. Atyre po u kërkohet të funksionojnë edhe si infrastrukturë qytetare, duke ofruar strehim dhe lehtësim për publikun. Dhe shumë prej tyre po zbulojnë se ndërtesat ku ndodhen nuk janë projektuar kurrë për të përmbushur një rol të tillë.
(Marrë nga Artnews)