Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Monotone” vjen me dialog muzikor në Prishtinë

Për tri ditë, atë që nuk po mundet ta bëjë politika e ka bërë “Kino Armata”.

Përmes festivalit treditor “Monotone”, që në fokus ka muzikën eksperimentale, ka nxitur dialog në mes të artistëve vendorë, ndërkombëtarë, kritikëve, kuratorëve të muzikës dhe hulumtuesve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Monotone” filloi më 26 shtator dhe përfundoi të dielën. Përmes tij, “Kino Armata” potencoi edhe një herë se krahas filmit, një shtyllë tjetër kryesore e saj është edhe muzika.

Alush Gashi, i cili e drejton “Kino Armatën”, ka thënë se besojnë që muzika dhe shprehjet muzikore janë shumë të rëndësishme dhe mund të jenë një shtytje për zhvillimin e shoqërisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)