Kulturë

Ministria dhe Instituti Albanologjik në përplasjen e radhës për drejtor

MASHTI

“Anulohet vendimi me Nr. IAP/127, i datës 04.12.2025, për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës. Obligohet Këshilli Drejtues që pa e kaluar afatin ligjor prej dy (2) vjetësh nga koha që Instituti nuk ka zgjedhur drejtor, duke përjashtuar kohën nga zgjedhja e drejtorit deri në anulimin e konkursit, mandatin e drejtorit t’ia kalojë ushtruesit të detyrës nga radhët e punonjësve të Institutit, të njoftojë Ministrinë për shpalljen e konkursit të ri për drejtor të Institutit, si dhe të marrë parasysh edhe rekomandimet e Ministrisë lidhur me kushtet dhe kriteret e konkursit për ndërkombëtarizimin e shkencës”, shkruhet në pikën e parë të vendimit

Përderisa për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, procesi i zgjedhjes së drejtorit është i paligjshëm, për Institutin, interpretimi dhe vendimi që ka nxjerrë MASHTI është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Të hënën pasdite vetë ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se është vendimi për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës. Është publikuar edhe vendimi i nxjerrë prej kabinetit të saj, dhe i nënshkruar nga vetë ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci

Ministria e Arsimit dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës kanë hyrë në përplasjen e radhës. Të dyja e akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje ligjore. Kësaj radhe bëhet fjalë për procesin e zgjedhjes së drejtorit të Institutit, Naim Berisha. Përderisa për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, procesi i zgjedhjes së drejtorit është i paligjshëm, për Institutin, interpretimi dhe vendimi që ka nxjerrë MASHTI është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Të hënën pasdite vetë ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se është vendimi për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bazë të kompetencave të saj, ka për obligim të sigurojë respektimin e legjislacionit në fuqi. Në këtë linjë, për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes, kemi anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës”, shkruhet midis tjerash në njoftim.

Institucioni që e udhëheq Nagavci e ka publikuar edhe vendimin. Ky dokument është nxjerrë nga kabineti i ministres në detyrë dhe është nënshkruar nga vetë ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci. Nuk mban emra të ndonjë zyrtari ligjor që mund të ketë shqyrtuar procedurën. Dhe, vendimi është nxjerrë gati dy muaj pas vendimit të Këshillit Drejtues të IAP-së për zgjedhjen e Naim Berishës drejtor të institucionit. 

“Anulohet vendimi me nr. IAP/127, i datës 04.12.2025, për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës. Obligohet Këshilli Drejtues që pa e kaluar afatin ligjor prej dy (2) vjetësh nga koha që Instituti nuk ka zgjedhur drejtor, duke përjashtuar kohën nga zgjedhja e drejtorit deri në anulimin e konkursit, mandatin e drejtorit t’ia kalojë Ushtruesit të Detyrës nga radhët e punonjësve të Institutit, të njoftojë Ministrinë për shpalljen e konkursit të ri për Drejtor të Institutit, si dhe të marrë parasysh edhe rekomandimet e Ministrisë lidhur me kushtet dhe kriteret e konkursit për ndërkombëtarizimin e shkencës”, shkruhet në pikën e parë të vendimit. 

Në pikën e dytë obligohet Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme që të përfillë legjislacioni në fuqi. Sipas vendimit të ministres në detyrë Nagavci, konkursi publik i datës 14.10.2025 për zgjedhjen e drejtorit të Institutit, nuk ka respektuar rekomandimet e dhëna nga MASHT-i më 10.04.2025 lidhur me kushtet dhe kriteret e konkursit. Në arsyetim shkruhet se Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028 e identifikon ndërkombëtarizimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore si një objektiv strategjik. 

“Në këtë kuadër, IAP ka qenë i obliguar t’i përfshijë rekomandimet e MASHTI-t, të cilat parashihnin kushte dhe kritere shtesë në konkurs për Drejtor, me qëllim të ngritjes së standardit shkencor dhe të ndërkombëtarizimit të Institutit”, shkruhet në arsyetim. 

Sipas vendimit, asnjë nga anëtarët e Këshillit Drejtues nuk është caktuar në Komisionin për vlerësimin aplikantëve për pozitën e drejtorit të IAP-së. 

“Nenit 27, paragrafi 3, i Statutit të IAP-së parashikon se: Komisioni përbëhet prej pesë anëtarëve të cilët i cakton Këshilli Shkencor nga radha e punonjësve shkencorë të Institutit. Anëtarë të Komisionit mund të caktohen edhe punonjës nga institucione të tjera të shkencës’”, shkruhet në vendim.

Ministria ka ardhur në përfundim se përbërja e Komisionit për vlerësimin e aplikantëve për pozitën e drejtorit të IAP-së është e paligjshme. 

“Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konkretisht me nenin 67, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës dhe nenin 94, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, KSh, me vendimin e datës 20.11.2025, për caktimin e anëtarëve të Komisionit për vlerësimin e aplikantëve për pozitën e drejtorit, ka caktuar edhe persona të pensionuar”, shkruhet në vendim. Por Instituti konsideron se ata nuk i nënshtrohen Ligjit për zyrtarët publik. Sipas Kabinetit të ministres në detyrë Nagavci, pas vlerësimit të Komisionit lidhur me zbatimin e procedurës për vlerësimin Drejtorit, KSH nuk ka pasur të drejtë të votojë për zgjedhje të drejtorit.

Kabineti sipas vendimit po ashtu ka konstatuar se procedura për zgjedhjen e drejtorit është mbështetur në Rregulloren e punës Nr. IAP 90/2 të Këshillit Shkencor, e cila, në kohën kur është zhvilluar procedura, nuk përbënte akt juridik me fuqi të plotë ligjore. 

“Sipas legjislacionit në fuqi, aktet që rregullojnë organizimin e brendshëm dhe procedurat e veprimit institucional duhet të jenë të publikuara dhe të qasshme, me qëllim të transparencës, sigurisë juridike dhe kontrollueshmërisë së veprimeve të institucionit. MASHTI vlerëson se duke qenë se Rregullorja e Punës Nr. IAP 90/2 nuk ka qenë e publikuar në përputhje me kërkesat ligjore (është publikuar me datën 20.01.2026), lind paqartësi thelbësore lidhur me zbatueshmërinë dhe efektet juridike të dispozitave të saj në relacion me procedurën e ‘zgjedhjes’ së drejtorit dhe proceset e tjera ku ajo është përdorur si bazë procedurale”, shkruhet në arsyetim. 

Po nëpërmjet “Facebook”, ka reaguar edhe Instituti Albanologjik i Prishtinës. Institucioni është “befasuar, sepse nuk është ndjekur komunikimi zyrtar”, por rrjetet sociale për të njoftuar atë për vendimin e MASHT-it. 

“Sqarojmë opinionin publik se në bazë të Ligjin Nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, neni 1, pika 4, Instituti ka cilësinë e personit juridik. Organi më i lartë udhëheqës dhe vendimmarrës është Këshilli Drejtues i Institutit. Në bazë të nenit 23 të Statutit të Institutit, Këshilli Drejtues zgjedh dhe shkarkon drejtorin e Institutit”, shkruhet në reagim. Aty sqarohet se institutet shkencore në Kosovë kanë bazë ligjore të veçantë, që është e saktësuar për të gjitha proceset, që bazohet në Ligjin për veprimtari kërkimore-shkencore dhe statutet e instituteve. 

“Baza ligjore në të cilën është thirrur MASHT-it për vendimin e lëshuar përmes rrjeteve sociale, nuk është e saktë dhe nuk është e zbatueshme për Institutet shkencore. P.sh. Ligji për Zyrtarët Publikë, Neni 3 thotë: Përjashtime nga fusha e zbatimit të ligjit 1. Ky ligj nuk zbatohet për funksionaret/ët publik si në vijim: 1.1. të zgjedhurat/it;, pra, në rastin tonë kemi të bëjmë më një proces ligjor dhe të saktësuar që kryhet me zgjedhje dhe jo me emërime joligjore të imponuara”, shkruhet në reagim.

Sipas Institutit, reagimi i MASHT-it bëhet pas afateve ligjore të parapara me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative dhe vendimi është i pasafatshëm. 

“Për nesër ka qenë e thirrur mbledhja e rregullt e Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, që do ta shqyrtojë situatën e re të krijuar dhe do të dalë me qëndrim, si organi i vetëm kompetent për ta zgjedhur dhe shkarkuar drejtorin e Institutit Albanologjik. 

Pasi Këshilli Drejtues ta shqyrtojë situatën e krijuar, Instituti Albanologjik do të dalë me një reagim më të hollësishëm për secilën pikë të vendimit të MASHTI-t”, shkruhet në reagim. Naim Berisha qe zgjedhur drejtor në ditën e katërt të dhjetorit të vitit të kaluar. 

Përplasjet midis IAP-së dhe MASHTI-t e kishte quajtur juridikisht të pavlefshme dhe në kundërshtim me rregulloren në fuqi, vendimin e Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik të Kosovës të marrë më 20 qershor për të emëruar ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij institucioni. Ushtruese detyre qe caktuar Meliza Krasniqi. 

MASHTI kishte thënë se në mbledhjen e 20 qershorit ishin të pranishëm vetëm tre anëtarë, ndërsa për vendimmarrjen e Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik duhet të jenë të pranishëm katër anëtarë nga pesë sa i ka Këshilli. Por Instituti insistonte se gjithçka ishte e ligjshme pasi në mbledhje morën pjesë tre anëtarë me të drejtë vote dhe sekretari shkencor në cilësi të kryesisht të mbledhjes, pa të drejtë vote.