Kulturë

“Meeting of Styles” me ngjyra për liri të lëvizjes

Foto: Driton Paçarada / Koha

Olimpiadë e artit publik konsiderohet festivali ndërkombëtar i grafitit “Meeting of Styles”, që organizohet për të tretin vit me radhë nga Qendra për Zhvillimin e Artit. Dy vjetët e parë artistët e ftuar nga Festivali e që vijnë nga vende të ndryshme të botës patën mbuluar rreth një kilometër muri në “Rrugën B”, me murale të ndryshme.

Këtë vit ata janë zhvendosur në rrugën “Tirana” në afërsi të rrethrrotullimit në “Arbëri”, pas Stacionit të Trenit në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në lokacionin e ri dëshirojnë t’i japin ngjyrë kësaj pjesë, por edhe të kthejnë vëmendjen në kohën kur trenat përdoreshin nga shqiptarët për të udhëtuar nëpër Evropë. Në mungesë të qasjes në Evropë, Festivali ka sjellë 188 artistë në Kosovë për të vazhduar kontaktin me botën. Janë pikturuar 2 mijë e 835 metra katrorë, në dy muret përgjatë hekurudhës, e cila tani nuk është aktive. 100 murale janë realizuar për tri ditë sa ka zgjatur Festivali.

Dea Balaj nga “Meeting of Styles” ka treguar se këtë vit Festivali është fokusuar në një hapësirë së cilës i ka munguar kujdesi institucional dhe që nuk ka pasur gjallëri. Krijimi i muraleve me ngjyra të ndryshme është parë si një zgjedhje për ringjalljen e saj. Të dyja muret së bashku kanë 740 metra gjatësi, tri herë më shumë sesa lokacioni i viteve të kaluara... (shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)