Janë mbi 700 projekte kulturore që po presin të vlerësohen nga Ministria e Kulturës për këtë vit. Por përderisa institucioni më i lartë kulturor në vend nuk ka ende një afat të saktë se kur do të dalë me rezultate, ngjarjet kulturore që llogarisin në mbështetje nisin këtë muaj. Ministria e Kulturës ende nuk e di as buxhetin që ka në dispozicion që të përkrahë organizatat e individët që i takojnë skenës së pavarur kulturore.
Me një muaj vonesë, në krahasim me vitin e kaluar, Ministria e Kulturës në fund të janarit kishte hapur konkursin për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet kulturore e artistike për vitin 2020. Përderisa herën e kaluar konkursi ishte hapur në fund të dhjetorit, kësaj radhe MKRS-ja nuk ka mundur ta bënte këtë deri tash. Ministria e Kulturës e kishte vonuar konkursin me arsyetimin se ende nuk është miratuar Ligji për buxhetin e këtij viti. Sipas konkursit publik që është mbyllur më 17 shkurt, do të përkrahen projektet e idetë me karakter profesional, promovues, stimulues, tradicional, inovativ, kreativ, kritik, dhe ato që nxisin diversitet artistik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se janë mbi 700 projekte që kanë aplikuar.
“Sa i përket numrit të saktë jemi duke pritur edhe aplikimet që janë bërë në zyrat e MKRS-së në Prizren, dhe atyre që vijnë me postë”, ka thënë ajo. Sa i përket buxhetit me të cilin do të përkrahen projektet, Shyti ka thënë nuk dihet ende shuma e saktë pasi nuk është miratuar buxheti në Qeveri e Kuvend.
“Për buxhet nuk e dimë saktë, por rezultatet planifikojmë t’i kemi shpejt, brenda muajit”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, edicioni i sivjetmë i festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM” do të nisë në ditën e 24-të të këtij muaji për të vazhduar me radhë ngjarjet tjera si “Chopin Piano Fest” e “ReMusica”.
Organizatorët e festivaleve vazhdimisht ankohen për vonesat e pagesave.
Sa u përket projekteve të përkrahura vitin e kaluar, MKRS-ja kishte financuar 427 ngjarje kulturore me 1.2 milion euro. Institucioni më i lartë kulturor në vend në konkursin që ishte i hapur nga fundi i dhjetorit deri në fund të janarit kishte pranuar mbi 900 projekte. Shuma e mbështetjes financiare për projektet e organizatave joqeveritare mund të jetë deri në 20 mijë euro, ndërsa për projekte individuale deri në 5 mijë euro.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)