Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Liza në botën e çudirave” vjen bashkë me mjeshtërinë artistike të Arzana Krajës

Regjisorja e rrëfimeve autentike, Arzana Kraja, njihej si artiste që idealizmin e shndërronte në art. Bashkëpunëtoret e vlerësonin si regjisore, e cila thellohej në shkrimin e teksteve dhe skenarëve me një stil elegant. Këtë fuqi e ka edhe dramatizimi që i ka bërë librit të njohur për fëmijë “Liza në botën e çudirave” të Lewis Carollit, për shfaqjen me të njëjtën emër që pati premierën të shtunën në teatrin “Dodona”. Ky ishte projekti i fundit që Kraja i la fushës së teatrit para se të jepej lajmi për vdekjen e saj paraditen e 13 nëntorit të vitit të kaluar në Prishtinë.

“Ju doni që unë të jetoj në flluskën tuaj, e cila është e mërzitshme dhe aspak zbavitëse. Jam e mërzitur me botën tuaj, e cila nuk është aspak interesante”, kështu u thotë prindërve Liza (Njomza Tmava) në shfaqjen “Liza në botën e çudirave”. Ky mendim i mjafton që të pranojë lajkat e Maçokut (Allmir Suhodolli) drejt aventurave në një botë ku realiteti që ajo njihet mbetet diçka i largët. Atje e presin sfida të ndryshme të cilat, të shtunën, i ka kaluar me ndihmën e fëmijëve. Qëllimi ishte që Liza të kërkonte me zemër që të kthehej në shtëpi. E bëri këtë vetëm pasi që kuptoi se ka nevojë për dashurinë e prindërve që të rritet dhe se ata janë thesari i saj. Dramatizimi i historisë së njohur për fëmijë ishte një dëshirë e Krajës. Ia kishte kërkuar vetë regjisores Melihate Qena, gjatë një takimi që kishin pasur vitin e kaluar. Kishte punuar me shumë vullnet për këtë shfaqje, rezultatin e së cilës nuk arriti që ta kremtonte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç Njomza Tmavës, Allmir Suhodollit dhe Avni Hotit në shfaqje luajnë edhe Roza Berisha-Fejzullahu, Avdi Azemi dhe Faik Gashi. Mjeshtre e kukullave në këtë shfaqje ishte turkja Ayten Huzur Öğütcü.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)