Shpesh herë e panjohur për lexuesin e gjerë përtej rretheve të studiuesve, letërsia e shkruar në Kosovë në gjysmën e dytë të shekulit të 20-të, paraqet një kapitull kapital në historinë e letërsisë moderne shqipe.
Një nga njohësit më të shquar të letërsisë së Kosovës, profesori i letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Nysret Krasniqi, ka folur për këtë letërsi në emisionin CODEX të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke thënë se kjo letërsi ka vlera të larta estetike dhe ende është e lexueshme, sipas formatit të këtij emisioni, Krasniqi ka përzgjedhur të flas për romanet: “Karvani i bardhë” të Azem Shkrelit, “Oh” të Anton Pashkut dhe “Herezia e Dervish Mullatës” të Teki Dërvishit. CODEX transmetohet të shtunave nga ora 18:00 në KTV dhe TV ARTA.