Kulturë

Kosova me tinguj shprese e paqeje në Romë

Orkestra e Filharmonise se Kosoves

Foto: Arben Llapashtica

Tinguj shprese e paqeje kanë jehuar të dielën mbrëma në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli në Romë në koncertin e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, Korit të këtij institucioni dhe të Operës së Kosovës.  Me interpretimin e oratoriumit “La Tempesta sul Lago” të Domenico Bartoluccit, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli, në bashkëpunim me “Fondazione Bartolucci”, Kosova i është bashkuar festimit të Jubileut, të cilin Selia e Shenjtë e njeh si Viti i Shenjtë që organizohet çdo çerek shekulli. Muzika hyjnore ka buçitur në ngrehinën që i ka themelet në shekullin VI, me veprën e frymëzuar nga episodi biblik i qetësimit të stuhisë nga Jezusi. Ka qenë një mbrëmje madhështore me mesazhe të fuqishme, thirrje kolektive të Korit që fuqizohet nga loja e orkestrës, bashkë me solistët Besa Llugiqi, Ivana Hoxha, Carlos Cardoso dhe Biagio Pizzuti. Koncerti – që është transmetuar edhe në RAI Classica  – është cilësuar si një kapitull historik jo vetëm për skenën kulturore të Kosovës.
 

Lexo edhe: