Kulturë

“Klithma” me të parrëfyerën e Kosovës hap dyer të reja për regjisorin

Është një traumë e rëndë për të cilën mungon edhe guximi për t’u pëshpëritur. Megjithatë, e vërteta e rëndë e përdhunimit seksual të Dinit nuk del bash “çliruese”. Në kushtet e paragjykimeve, tabuve e stigmave shoqërore, ai ndesh vështirësi për t’u përballur me gruan dhe rrethin për traumën që po e rëndonte emocionalisht.

Me një histori të ndërtuar mbi rrëfime e dialogë të vërtetë, filmi “Klithma” nën regji të Korab Lecajt është shpërblyer me çmimin “Arritje e jashtëzakonshme në regji” (Outstanding Achievement in Directing) në edicionin e 9-të të “International Filmmaker Festival of New York”.

Në ceremoninë online të ndarjes së çmimeve, të afishuar mbrëmjen e së hënës në faqen e IFFNY, “Klithmës” i është akorduar një nga tri çmimet speciale të festivalit.

“Çmimi special për ‘arritje të jashtëzakonshme në regji” shkon për filmin ‘Klithma’ të Korab Lecajt nga Kosova”, ka thënë prezantuesja gjatë ndarjes së çmimeve.

Në një prezantim të bërë gjatë të hënës para ndarjes së çmimeve, regjisori Lecaj kishte njoftuar publikun e festivalit për filmin e tij që trajtonte një temë të pazakontë, siç është përdhunimi seksual i burrave shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Jam tejet i lumtur që ky rrëfim do t’i tregohet publikut amerikan dhe filmbërësve ndërkombëtarë në New York”, kishte thënë ai.

E një ditë pas trofeut nga New Yorku, regjisori Lecaj e ka quajtur nder çmimin e parë që e mori në karrierën e tij si regjisor... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)