Kulturë

“Kino n’shehër” me filma që porosisin për mbrojtjen e mjedisit

Aleanca Franceze ka vendosur që gjatë muajit gusht, i cili njihet si muaj më i qetë i verës sa u përket aktiviteteve kulturore në Prishtinë, të sjellë filma të regjisorëve frankofonë.

Katërmbëdhjetë filma do të shfaqen në kryeqytet nga 13 deri më 29 gusht dhe temat e tyre do të jenë rreth rinisë dhe ambientit. Filmat do të shfaqen në kuadër të edicionit të parë të “Kino n’shehër”. Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe “Termokiss” janë zgjedhur që në qiell të hapur publiku të kalojë net të bukura vere duke shikuar filma, shkruan sot Koha Ditore.

Të martën në mbrëmje një ekran i madh është ndezur në sheshin “Zahir Pajaziti” duke i dhënë dritën e gjelbër këtij organizimi. Njerëzit ndaluan për të parë filmin e shkurtër të animuar “Les pieds verts” nga Elsa Duhamel, si dhe filmin e gjatë “L’arbre” nga Julie Bertuccelli.

Regjisorja Duhamel ka ndërtuar filmin e saj mbi fjalët e një burri dhe gruaje që janë larguar nga Algjeria. Historia e mërgimit të tyre vjen përmes përshkrimit të kopshtit që ata kanë punuar në Francë.

Ndërsa Bertuccelli në filmin “L’arbre” sjellë lidhjen e një vajzë me një pemë. Pasi që babai i saj aksidentohet dhe vdes, Simone, 8-vjeçare, beson që ai është rimishëruar në një pemë dhe fillon të flasë me të.

“Kino n’shehër” është organizuar me mbështetje të Ambasadës së Francës, Komunës së Prishtinës, Aleancës Franceze, “Kino Armata”, si dhe “Termokiss”....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)