Kulturë

Kasetat e kundërvënies ndaj elitave

Arti muzikor në vendet e ish-Jugosllavisë ishte prekur nga fryma antielitare që po vinte në shprehje nga risimet teknologjike. Nga vitet ’80 e tutje, mileu muzikor në këto hapësira do të sprovohej nga eksperimentuesit e kasetave.

Si term i sajuar nga Nenad Vujiq, “eksperimentalizmi i kasetave” përdoret për të përshkruar një sërë muzikash margjinale eksperimentale.

Ishte diçka që sajohej prej secilit, një “do-it-yourself” si muzika industriale, muzika minimale elektronike, ajo e mjedisit dhe e improvizuar.

Nenad Vujiq është i pasionuar pas kulturës së kasetave. Prej vitesh ai ka themeluar “A Hogon’s Industrial Guide”, një platformë arkivore e kërkimit që qëmton rrymimet margjinale në pop-kulturën e ish-Jugosllavisë.

Ai ia ka vënë vetes për detyrë për të sajuar një hartë për nënskenat e vogla kulturore në ish-Jugosllavi. Përmes një uebfaqe-je, platforma e tij përpiqet të bëhet hartë për historianët e artit, arkeologët e pop-kulturës dhe muzikologët duke zhbiruar topologjinë e terrenit të eksperimentalizmit të kasetave.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)