Kulturë

Kadare i përjetësuar në bronz, aty ku e pinte kafenë

Kadare i përjetësuar në bronz, aty ku e pinte kafenë

Vepra në përmasa reale e skulptorit Henri Nimani, është përuruar të mërkurën në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të shquar

Në vendin e tij të zakonshëm ku pinte kafenë në Tiranë e ku takonte miqtë e lexuesit e tij, shkrimtari i madh Ismail Kadare është përjetësuar në bronz. Ka qenë iniciativë e miqve të tij, me idenë e aktorit Timo Flloko që nëpërmjet shtatores shkrimtari të kujtohet përgjithnjë. Vepra në përmasa reale e skulptorit Henri Nimani, është përuruar të mërkurën në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të shquar.

“Kurrë skam qenë aq i emocionuar sa sot… në këtë hapësirë që Kadare e pëlqente shumë, nuk ka tavolinë e karrige ku nuk jemi ulur. Dimër e verë, në çdo kohë. E shoh këtë monument si një prani. Kadare do të jetë tashmë i pranishëm në jetën tonë në përjetësi”, citohet të ketë thënë Bujar Hudhri, mik e botues i Kadaresë. 

Bashkëshortja e gjeniut të lëtyrave shqipe, Helena Kadare, ka thënë se shtatorja e përjetëson atë ashtu siç ishte. 

“Jam shumë e emocionuar që e shikoj të ngritur në bronz figurën e Ismailit siç e kam në mendje, gjithmonë si një njeri të gjallë. Kjo ishte një nga kënaqësitë më të mëdha të tij – takimet me lexuesin”, ka thënë Kadare.