Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjermanët lexojnë 27 minuta në ditë

Anketa ne Gjermani = leximi

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, të rriturit shpenzojnë dukshëm më shumë kohë duke lexuar me kalimin e moshës: me një mesatare prej 54 minutash, personat mbi 65 vjeç shpenzojnë shumë kohë duke lexuar

Deutsche Welle – Mesatarisht, gjermanët shpenzojnë 27 minuta në ditë duke lexuar media të shkruara ose digjitale, të tilla si libri, gazeta ose libra elektronikë. Këtë e ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave me rastin e Panairit të Librit në Frankfurt, që hapet sot, e mërkurë. Shifrat janë të vitit 2022 dhe anketa fokusohet te njerëzit mbi dhjetë vjeç që lexojnë jashtë shkollës ose punës. Të dhënat e dhjetë vjetëve më parë tregojnë se njerëzit shpenzonin 32 minuta në ditë duke lexuar, pesë minuta më shumë se në vitin 2022.

Njerëzit shpenzojnë shumë më tepër kohë para televizorit: me një mesatare prej dy orësh e tetë minutash, në vitin 2022 më shumë se katër herë më shumë kohë shpenzohej duke parë televizor sesa duke lexuar. Koha mesatare ditore e kaluar duke parë televizor është rritur me katër minuta në një krahasim dhjetëvjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur njerëzit lexojnë, atëherë lexojnë më shumë libra. Mesatarisht ata shpenzojnë duke lexuar libra dymbëdhjetë minuta në ditë. Në rastin e gazetave, mesatarja ishte nëntë minuta në ditë.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, të rriturit shpenzojnë dukshëm më shumë kohë duke lexuar me kalimin e moshës: me një mesatare prej 54 minutash, personat mbi 65 vjeç shpenzojnë shumë kohë duke lexuar. Në të kundërt, personat në moshat midis 45 dhe 64 vjeç shpenzonin vetëm gjysmën e kohës duke lexuar: 26 minuta në ditë. Mes moshave 30 deri në 44 vjeç lexonin vetëm 13 minuta.

Të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç shpenzojnë dy minuta më pak në ditë për të lexuar sesa ata të moshave 30 vjeç e lart. Përkundrazi, fëmijët dhe të rinjtë nga 10 deri në 17 vjeç lexojnë 19 minuta në ditë, gjë që i vendos ata në nivel mesatar për sa i përket kohës së leximit.

Vajzat dhe gratë gjithashtu kryesojnë kur bëhet fjalë për leximin: koha mesatare e leximit të tyre është 30 minuta, krahasuar me 24 minuta për djemtë dhe burrat.

Anketa e përdorimit të kohës kryhet në baza vullnetare afërsisht çdo dhjetë vjet. Të gjithë anëtarët e familjeve pjesëmarrëse mbi dhjetë vjeç regjistrojnë përdorimin e tyre në një ditar ose në një aplikacion në tri ditë specifike –  dy prej tyre gjatë javës dhe një gjatë fundjavës –  duke dokumentuar aktivitetet e tyre specifike gjatë gjithë ditës.