Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gala operistike në zemër të Prishtinës

Gala-mbrëmja “Ramë Lahaj & Friends” që po mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Gala-mbrëmja “Ramë Lahaj & Friends” që po mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Treshja në përbërje të sopranos gjeorgjiane, Nino Machaidze, tenorit nga Kosova Rame Lahaj, dhe basit italian, Dario Russo, kanë tashmë një orë që sjellin para publikut arie të operave botërore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Me prapavijën që zhvendoset në pallate, kopshte e u shkon për shtati arieve dramatike, solistët nën përcjelljen e Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Shqipërisë po e shpien publikun në histori të vjetra nëpërmjet artit operistik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nën dirigjimin e Roberto Rizzi Brignolit, gala-mbrëmja “Ramë Lahaj & Friends” në kuadër të natës përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj” ka mbushur sheshin qendror të Prishtinës.

Muzika shqiptare është po ashtu pjesë e mbrëmjes.