Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filarmonia sjell ngjyrat e festës me shpresën për sallë koncertesh

Prishtinë, 24 dhjetor – Me koncertin në të cilin u interpretuan 15 vepra të shtrira nëpër periudha të ndryshme – nga klasicizmi, baroku, romantizmi e klasicizmi modern – Filarmonia e Kosovës e ka përmbyllur vitin 2019. Ai që fuqizoi pjesën festive të dielën mbrëma në Sallën e Kuqe në Prishtinë qe dirigjenti Noorman Widjaja. Me lëvizje mjaft të shkathëta, Widjaja (71) ka vallëzuar me muzikën, ka kënduar bashkë me solistët e në të njëjtën kohë ka komunikuar edhe me orkestrën. Shkathtësitë e këtij muzikanti, që e nisi karrierën qëkur ishte 11-vjeçar, janë parë që në fillim. Ai me lehtësi ka bashkëpunuar me orkestrën e solistët, duke e shndërruar krejt këtë në një vals të bukur tingujsh e notash.

Uvertura nga “Baroni cigan” e Johann Strauss nisi vargun e veprave. Muzika dhe natyra e kësaj vepre kanë bërë që shumë kritikë ta konsiderojnë atë si një operë komike. Bashkë me “Pizzicato polka” nga Johann Strauss kanë qenë të vetmet që u interpretuan vetëm nga orkestra. Të tjerat erdhën të shoqëruar nga solistët që morën pjesë në këtë koncert.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pari që doli në skenë ishte kontratenori Safet Berisha, i cili ka zgjedhur veprën “Strike the viol” nga “Come, Ye Sons of Art” të Hanry Purcell. Pas kësaj, radha i erdhi sopranos Adelina Paloja me “Mesicku na nebi” nga opera “Rusalka” e Antonin Dvorakut, për të vazhduar me sopranon Kaltrina Miftari me veprën “Donde lieta usci” nga opera “La Boheme” e Giacomo Puccinit. Vepër pas vepër radha i ka ardhur sopranos Zana Abazi - Ramadani me veprën “Je veux vivre” nga opera “Romeo dhe Xhulieta” të Charles Gounod. Interpretimi i sopranos dhe kapja e notave të larta me tekstin, që si porosi lë fjalinë “Dua të jetoj”, bënë që pjesa e fundit e saj të luhej nga orkestra nën duartrokitjet që nuk kishin të ndalur, ani pse vepra ende s’kishte përfunduar.

Duke vlerësuar çdo vepër e këngëtarë që erdhi para, por edhe pas saj, Zana Abazi-Ramadani ka thënë se të gjithë kanë punuar shumë për të sjellë më të mirën e tyre dhe për të krijuar këtë laramani që u shpalos.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)