“Shumë zhurmë për asgjë” me regji nga Zana Hoxha, “Një letër e humbur” me regji nga Kushtrim Bekteshi, “Zona e pritjes” me regji nga Fatos Berisha, “UN Inspektori” me regji nga Erson Zymberi, “Erdhi Godoja” me regji nga Shkëlzen Berisha, “Ditë vere” me regji nga Naser Shatrolli dhe “Kanuni i gruas” me regji nga Arlinda Morina janë shfaqjet që do të paraqiten para publikut në Festivalin e Teatrove në Ferizaj.
Edicioni i sivjetmë i 49-ti me radhë do të fillojë sot (e hënë) dhe do të përfundojë më 26 tetor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i teatrit “Adriana”, Fatmir Hyseni, bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar mbarë edicionin e 49-të të Festivalit të Teatrove. Siç ka thënë ai, trupat e aktorëve nga pothuajse e gjithë gjeografia shqiptare duke nisur nga Gjakova, Tetova, Shkodra, Gjilani, Podujeva, Prishtina, për të përfunduar tek nikoqiri, Ferizaj, janë gati për t’i dhuruar publikut momente të veçanta artistike e cilësi të lartë të shfaqjeve teatrore. Pos sipas Hysenit, realizimi i këtij festivali nuk ka kaluar pa sfida.
Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00, në teatrin “Adriana” në Ferizaj. Mysafirë të këtij edicioni do të jenë teatri i qytetit “Hamdi Shehu” në Gjakovë, Teatri i Tetovës, teatri “Migjeni” në Shkodër, teatri “Adriana” në Ferizaj, Teatri i Qytetit të Gjilanit, teatri “Avdush Hasani” në Podujevë & Instituti për Vetëdijesimin Bashkëkohor dhe “Art Polis”, Prishtinë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)