Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy grafika të Krypës në koleksionin e “China Printmaking Museum”

Prishtinë, 2 shtator – Dy grafika të Fatmir Krypës do të jenë pjesë e koleksionit të përhershëm të “China Printmaking Museum". Blerja e këtyre grafikave nga Muzeu, sipas artistit, ka ardhur pas pjesëmarrjes së tij në Bienalen Ndërkombëtare të Grafikës “Guanlan 2019”. Grafikat “Trungu i lashtë 1 dhe 2” të artistit Krypa do të prezantojnë në Kinë një pjesë të artit grafik të Kosovës.

Këto grafika në vlerë prej 1 mijë e 800 dollarësh do të jenë pjesë edhe e ekspozitës që do të hapet në këtë muze në fillim të muajit shtator. Aty do të ekspozohen veprat më të suksesshme të Bienalit Ndërkombëtar të Grafikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grafikat e krijuara me mjeshtri nga Fatmir Krypa sjellin pamje të dy trungjeve. Në to mund të vërehen lehtë rrathët e vjetërsisë që janë krijuar. Dëshmi e lashtësisë.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

{gallery}