Se debatit e përplasjeve për kufijtë, autoktoninë e tema të tilla në rajon i duhet veç një shkëndijë, e ka dëshmuar postimi i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Të dielën mbrëma, 24-vjeçarja postoi imazhin e transparentit “Autochthonous”, shoqëruar me shënimin: “Autokton - mbiemër (banor i një vendi) vendas dhe jo pasardhës emigrantësh ose kolonistësh”. Postimi i saj, shumë shpejt u bë viral dhe u mbush me komente përplasëse veçmas midis shqiptarëve e serbëve për dhe më gjerë. Nga këta të fundit u cilësua si “propagandë”, “nxitje e terrorizmit” dhe pjesë e “agjendës naziste”, e nuk munguan as komentet “Šiptar” dhe slogani “Kosova është Serbi”.
Lipa ka shpërndarë fotografinë e flamurit të dizajnuar, i cili për herë të parë doli në pah më 14 tetor të vitit 2014 kur u zbrit me dron në stadiumin e Partizanit në Beograd në ndeshjen Shqipëri-Serbi. Në të paraqitet harta e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRegjisori serbo-kanadez, Boris Malagurski, është në mesin e atyre që kanë komentuar. Ka shkruar në “Twitter” se duhet “dënuar këtë akt ekstremizmi”.
“Këngëtarja angleze me origjinë shqiptare mbështet projektin terrorist-ekspansionist të Shqipërisë së Madhe. Kjo është njësoj si mbështetja e #ISIS, pasi që #UÇK-ja ua preu kokat njerëzve, vodhi dhe shiti organet e njerëzve, dëboi dhe vrau mijëra serbë”, ka shkruar regjisori, i njohur edhe me “A Moment in Civilization”, me të cilin më 2017 iu bashkua fushatës serbe kundër Kosovës në UNESCO. S’e ka lënë me kaq. Ka bërë edhe disa postime të tjera. “Ju jeni duke avokuar për nacionalizëm ekstrem dhe ekspansionizëm, për projektin e Shqipërisë Etnike. Kjo tregon se mendja jote është e helmuar. Ata që luftuan për ëndrrën tënde të sëmurë ishin terroristë të aranzhuar nga Departamenti i Shtetit dhe liderët e tyre së fundi janë ngarkuar me krime lufte”, ka shkruar ai.