Kulturë

Drama e historive nën një regjim shtypës triumfon në “Berlinale”

Drama që në qendër ka njerëzit të cilët realizojnë ekzekutimet në Republikën Islamike, “There Is No Evil” e regjisorit iranian Mohammad Rasoulof, ka fituar “Ariun e artë” të shtunën në edicionin e 70-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin “Berlinale”. Rasoulof, i cili në vitin 2019 ishte dënuar me burgim në Iran për “përhapje të propagandës” e që i ishte ndaluar realizimi i filmave dhe largimi nga vendi, nuk kishte mundësi që ta ndiqte ceremoninë. Rasoulof ishte duke bërë regjinë e filmit në mënyrë sekrete gjersa ishte duke pritur përgjigje nga apelimi i vendimit që e dënonte.

Këtë vit juria kishte në krye aktorin britanik Jeremy Irons dhe u përbë nga filmbërësi amerikan Kenneth Lonergan dhe nga aktorja Bérénice Bejo. “Ariu i argjendtë” i takoi filmit “Never Rarely Sometimes Always”, një dramë emocionale nga regjisorja amerikane Eliza Hittman për një 17-vjeçare e cila udhëton për në New York nga një qytet i vogël në Pennsylvania për të bërë abort. Regjisori nga Koreja e Jugut mori çmimin si regjisori më i mirë për “The Woman Who Run”, që fokusohet në një seri takimesh nga një grua që viziton miq të vjetër. Çmimi për aktoren me të mirë iu dha Paula Beer për rolin e saj në “Undine”, me regji të Christian Petzold, ku Beer luan një nimfë ujore e cila përballet me ndarje dhe gjen dashurinë në Berlinin modern. E çmimin për aktron më të mirë e mori Elio Germano për portretizimin që i ka bërë piktorit italian Antonio Ligabue në “Hidden Away”. “Ariun e artë” për filmin me të mirë të shkurtër e mori filmi “T” me regjit të Keisha Rae Witherspoon e “Ariun e argjendtë” filmi “Filipiñana” me regji të Rafael Manuel.

Kinematografinë së Kosovës i bëri reklamë edhe Qendra Kinematografike e Kosovës përmes shtandit të përbashkët me Shqipërinë që pati në Tregun Evropian të Filmit. Për herë të parë QKK-ja shfrytëzoi mundësinë që i dha ky festival edhe për të promovuar Kosovën si sheshxhirim. Në fokus QKK-ja në këtë treg pati filmin “Cirku fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe “Zana” me regji të Antoneta Kastratit ishin në fokus.

E regjisori e skenaristi Zgjim Terziqi u bë pjesë e festivali të njohur të filmit, në seksionin që titullohet “Script Station” të “Berlinale Talents”. Aty punoi në skenarin e tij “2000: A post war Odyssey”... (Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)