Në çdo moment, muzika e grupit “Der Berg Groovt” është duke evoluar. Diçka e tillë ndodh edhe gjatë kohës kur ata janë duke performuar në skenë. Është spontane dhe improvizuese. Lëviz midis “krautrockut”, një zhanër i rockut eksperimental, “psychedelias” e shndërruar në subkulturë gjatë viteve ’60, muzikës elektronike, folkut dhe jazit.
“Der Berg Groovt” është një kolektiv improvizues nga Frankfurti, aktiv që nga viti 2007. Muzikantët ose bëhen bashkë në projektin për rezidencë alternative “ProWoKulta” dhe “ProZwo” në Berg Frankfurter, në skajin veri-lindor të Frankfurtit, ose janë miq të tyre, si Chris që luan në kitarë akustike dhe i bashkohet grupit. Asnjëri prej anëtarëve nuk prezantohet me mbiemër. Për ta vetëm emri është i mjaftueshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komuniteti në 72 apartamente
Katia jeton në këto komunitete tash 17 vjet. Ajo është presidentja e dytë e Asociacionit që është përgjegjëse për dy ndërtesat dhe dy projektet “ProWoKulta” dhe “ProZwo”.
“Ne kemi një asociacion, i cili ka kontrata me pronarët e banesave dhe kjo është një kompani e madhe shumë, që ka lidhje me qytetin e Frankfurtit. Komuniteti ekziston tash e 22 vjet. Kishin kontrata për 20 vjet dhe para dy vjetësh kemi marrë kontrata të reja edhe për 50 vjet”, thotë ajo duke u munduar të japë një pamje të jetesës që bëjnë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)