Kulturë

Çavdarbasha – mjeshtri që nuk iu dorëzua vuajtjeve njerëzore

Aureola e tij prej artisti mban cilësime si mjeshtër i madh e doajen i skulpturës moderne shqiptare. 

Si një fat ters, një zjarr në atelienë e tij në Çagllavicë, në mars të vitit 2004,  kishte përpirë një numër të madh kri- jimesh të tij.  Nga duart e tij dolën shtatore të fig- urave të Lidhjes Shqiptare të  Prizrenit, derisa sot e kësaj dite një skulpturë e tij gjendet në parkun e Langenbroich të Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Skulpturat në dru, gur e mermer  tejçojnë gjallërinë e kontekstit shqip- tar nga Dukagjini i tij: burra e gra për- reth sofrës skamnore.  

“Gratë e Lybeniqit”, shtatë figura nga druri, me sy depërtues e kurioz, qëndronin të premten mes sallës së mbushur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.  Të premten në mbrëmje, nën orga- nizimin e Seksionit të Arteve, u hap  ekspozita retrospektive në shënim të  20-vjetorit të ndarjes nga jeta të skulp- torit, Agim Çavdarbasha, i cili nga viti  1994 kishte qenë anëtar i institucionit më të lartë shkencor në Kosovë. 

Akademikë, kolegë e studentë kanë  vlerësuar lart veprimtarinë e skulp- torit nga Peja. Kanë thënë se veprat e  tij duhet të mbrohen nga institucionet si pjesë e trashëgimisë artistike.  

Gruaja e skulptorit të ndjerë, Seba- hate Çavdarbasha, nuk është përm- bajtur nga emocionet. Ka thënë se kjo  ekspozitë e bën të ndihet mirë pasi që institucionet përkujtojnë krijimtarinë e Agimit. 

“Nata e sotme për mua ngjall edhe gëzim, edhe emocione të mëdha pasi  që po organizohet me rastin e 20-vje- torit të ndërrimit të jetës së Agimit.  Krijimtaria nuk i lë të vdesin njerëzit e mëdhenj”, ka thënë ajo për gazetën.  

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)