Mbulimi i muralit te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës nga ana e Fushë-Kosovës ishte bërë nga një kompani e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Pavarësisht që kanë kaluar dy javë prej mbulimit të kësaj vepre arti me ngjyrë të hirtë, institucionet nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna e Prishtinës pret që MIT-ja, si autoritet që ka angazhuar kompaninë, ta zgjidhë këtë çështje, përderisa drejtuesi i organizatës që ka sjellë artistët për t’i punuar muralet ka thënë se nuk i ka të qarta politikat e shtetit sa u përket veprave të artit në hapësira publike, shkruan sot Koha Ditore.
Në ditën e 18-të të muajit të kaluar, një vajzë në sfond të së cilës ishte një alamet qyteti pas katër muajsh prej kur u punua, ishte mbuluar. Reagimi i Komunës së Prishtinës e qytetarëve ishte goxha i zëshëm në rrjete sociale, por me aq edhe ka përfunduar të paktën dy javë pas mbulimit.
Dy murale të tjera afër atij të artistit parisien, i njohur me emrin Ludo, nuk janë prekur. Vepra e mbuluar ishte punuar në fillim të muajit gusht të këtij viti, në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Guerilla Art Festival”. Në skajin e djathtë të saj, artisti kishte shkruar nofkën e tij me germa të mëdha – “LUDO”. Bëhet fjalë për artistin e lindur më 1976, i cili është i njohur për ciklin e veprave “Nature’s Revenge” (Hakmarrja e natyrës). Nëpërmjet ekspozitave e ndërhyrjeve të tij ka lënë gjurmë në vende të ndryshme të botës. Parisi, Berlini, Amsterdami, New Yorku e Londra janë veç disa prej qyteteve ku ai kishte shprehur shkathtësinë. Në “hartën” e veprave të tij u fut edhe Prishtina, por jo më shumë se katër muaj.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)