Instalacioni me gurët masivë në hapësirën e Galerisë Kombëtare të Arteve tek ish-galeria “Qafa”, pikësëpari paraqet kufijtë midis reales dhe botës virtuale. Artistja Laureta Hajrullahu i përdor si diçka që gjatë shekujve kanë caktuar kufij. Kurse hologramet mbi ta sjellin botën virtuale. Një të riu i duhet të futet brenda personazhit virtual për të ndjekur rregullat e lojës. E aty shtegton gjithandej si gjuetar dhe duhet të marrë në nishan kafshë
Është arratisje në një botë a identitet virtual. Por mundësia që ajo përvojë të lërë vragë në botën reale të individit është e madhe. E sidomos te të rinjtë që realiteti s’u jep shumë hapësirë për të parë e ëndërruar.
Ekspozita “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh” zë fill te përvoja personale e vetë artistes. Laureta Hajrullahu tash provokon me mësimet që ka nxjerrë në botën online. Këtë e bën me instalacionin që bën thirrje që të kihet kujdes ndaj një kurthe potenciale që shkon deri në tjetërsim.
Instalacioni me gurët masivë, në hapësirën e Galerisë Kombëtare të Arteve tek ish-galeria “Qafa”, pikësëpari paraqet kufijtë midis reales dhe botës virtuale. Artistja i përdor si diçka që gjatë shekujve kanë caktuar kufij. Kurse hologramet mbi ta sjellin botën virtuale. Një të riu i duhet të futet brenda personazhit virtual për të ndjekur rregullat e lojës. E aty shtegton gjithandej si gjuetar dhe duhet të marrë në nishan kafshët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajrullahu, artiste e gjeneratës së re, ngre shumë pyetje. Si e re nga Presheva, s’është se kishte mundësi në një vendbanim të varfër në krejt aspektet. Si shumë të tjerë, ajo për të komunikuar me botën artistike në kozmosin virtual, për të shuar kureshtje e për t’u socializuar me dynjanë. Por ndërkohë do të vërente se qasja e pakufizuar dhe mundësitë që japin lojërat janë një rrugë që potencialisht ndikon jo pak edhe te formimi i njeriut. Ekspozita “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, kuruar nga Michalina Sablik e inauguruar të mërkurën mbrëma, ndalet bash te tjetërsimi i njeriut. Nëse shihen ngjarjet në holograme duken si diçka të largëta. Por potencialisht shumica e vizitorëve kanë përjetuar pak nga ajo që paraqitet. Ose kanë shkuar më tej tek ato lojërat ku duhet vrarë personazhe që paraqiten si njerëz.
Një pjesë e veprave tregojnë se si njeriu mund të zgjedhë pozicionimin e vet, kurse të tjerat përshkruajnë humbjen në një botë të pafundme. Rreziqet që vijnë nga përdorimi i lartë dhe i pakufishëm i internetit janë emërues i përbashkët i thuajse krejt veprave.
“Kur ajo më ftoi e kishte idenë se çfarë po bënte. Ajo vjen nga një vendbanim i vogël në kufi me Kosovën e Maqedoninë e Veriut dhe tregonte se si është rritur edhe në internet ku mund të ishte vetvetja. Ajo në veprat e saj fokusohet se si interneti nisi të jetë hapësirë ku mund ta gjesh veten e pastaj se si është bërë hapësirë e shumë politikave e kompanive dhe tash është vend jo i sigurt. Është një metaforë se si jemi në internet e si në jetën reale”, ka thënë kuraorja Michalina Sablik. Sipas saj, qasja e Hajrullahut është shumë konkrete dhe prek telashet moderne.

Vetë artistja Laureta Hajrullahu ngre shumë pyetje.
“Pyetjet më të rëndësishme të veprave të kësaj ekspozite janë pyetjet për identitetin, kufirin ose postkufirin, trupat a politikat e trupit dhe mund të jetë interesant identiteti juaj në jetën online e jo vetëm fizikisht”, ka thënë ajo. Hajrullahu nëpërmjet një instalacioni modest flet qartazi dhe me zë të lartë dhe vizitorëve veprat ua paraqet si një pamflet emergjent.
“Artistja propozon strategjinë e ‘zhbërjes’ (undo) si një gjest rezistence kundër forcave që rrafshojnë kompleksitetin dhe i shndërrojnë përdoruesit në pika të dhënash ose imazhe të idealizuara. Ajo kërkon koalicione të reja spekulative brenda të cilave mund të shfaqet një inteligjencë alternative dhe një solidaritet i shpërndarë nëpër trupa, makina dhe objekte. Një tërheqje nga performanca e identiteteve të veçanta dhe një përpjekje për ta parë botën më gjerësisht”, shkruhet në konceptin kuratorial. Sipas konceptit, ajo tregon fenomenin e ndërrimit të roleve të objekteve të pajeta, të cilat marrin rolin e mjeteve, objekteve të përditshme ose elementeve të peizazhit. E ky fenomen, krahas një vëzhgimi tinëzar, sipas konceptit kuratorial përbën “një manifestim të ‘estetikë tërheqëse’: kufizimin e qëllimshëm të pranisë, largimi nga ekspozimi, heshtja ose zvogëlimi i mjeteve shprehëse”.
“Kjo është strategji refuzimi përballë një kulture të tepërt të, prodhimit të pandërprerë të përmbajtjes dhe domosdoshmërisë së hipervizibilitetit të diktuar nga kapitalizmi digjital”, shkruhet në konceptin kuratorial.
Në një pjesë të ekspozitës autorja paraqet disa punime që janë produkt i imagjinatës njerëzore me ndihmën e teknologjisë si një kontrapunkt se si bota online mund të përdoret bashkë me benefitet që ka. Por shkëmbinjtë me holograme marrin vëmendje bashkë me “realitetet” që paraqiten.
“Si në shumë prej projekteve të saj të mëparshme, Laureta Hajrullahu qëllimisht ndërthur rendet: ajo kombinon një estetikë të ëmbël, pothuajse si karamele, me përmbajtje brutale; kitsch-in e internetit, estetikën e re dhe plastikën, me reflektim serioz politik. Duke vendosur dy ‘gurë’ monumentalë në hapësirën e galerisë, ajo vepron përmes absurditetit dhe humorit. Ajo i shndërron objektet jomateriale të njohura nga lojërat video si pengesat, teksturat, elementet e peizazhit, në masa të rënda fizike”, shkruhet në konceptin kuraorial. Ekspozita përmbledh telashet moderne të një bote virtuale që përdoret shumë edhe për qëllime johumane.