Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arkeologët në gjurmë të strukturës unike në Qytetin e Davidit

Artefakte të gjetura gjatë gërmimeve në Qytetin e Davidit në Jerusalem

Artefakte të gjetura gjatë gërmimeve në Qytetin e Davidit në Jerusalem

(The Jerusalem Post) – Një strukturë e re është zbuluar zbulua nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve në shpatin lindor të Qytetit të Davidit, brenda Parkut Kombëtar të Mureve të Jerusalemit, shkruhet në deklaratën e së martës të Qytetit të Davidit dhe Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit.

Struktura e zbuluar mbulon një sipërfaqe prej përafërsisht 220 metrash katrorë dhe përmban tetë dhoma të gdhendura në shkëmb, secila me artefakte të ndryshme: Një shtypëse vaji për prodhimin e vajit, një shtypëse vere për prodhimin e verës, një instalim i gdhendur me një kanal kullimi, i identifikuar nga studiuesit si një altar dhe një gur i madh në këmbë (masseba), pranë të cilit, sipas deklaratës, ka të ngjarë të praktikoheshin aktivitetet rituale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i udhëhequr nga arkeologu Eli Shukron, i cili drejtoi gërmimet në emër të Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, beson se struktura ishte në përdorim deri në shekullin e 8-të para erës sonë, afërsisht mesi i periudhës kur sunduan mbretërit e Judës.

Megjithëse gërmimi aktual filloi në vitin 2010, pjesa veriore e strukturës u zbulua për herë të parë më 1909 nga Montague Parker, një aventurier britanik që shkoi në Jerusalem në kërkim të Arkës së Besëlidhjes dhe thesareve të Tempullit. Sipas deklaratës, gërmimi i Shukronit vazhdoi gjatë disa sezoneve.

Deklarata citon ministrin e Trashëgimisë së Izraelit, Amichai Eliyahu. 

“Kjo strukturë unike e zbuluar në Qytetin e Davidit është një dëshmi emocionuese për të kaluarën e pasur të Jerusalemit. Zbulime të tilla e bëjnë lidhjen tonë dhe rrënjët historike – që shkojnë mijëra vjet më parë – të prekshme, në Jerusalem dhe në hapësira të tjera, vende ku u shfaq kultura dhe sistemi i besimit hebre”.

Gërmimet në Qytetin e Davidit kanë rrezikun e një precedenti të nxitjes së trazirave lokale midis banorëve myslimanë dhe hebrenj të Jerusalemit lindor për shkak të afërsisë së tij me lagjen e diskutueshme të Silwanit.