Amos Oz, shkrimtari i njohur, veprat e të cilit pasqyronin jetën e shtetit të ri të Izraelit dhe i cili ishte shndërruar në zërin e avokatin më të fuqishëm moral për paqe me palestinezët, ka ndërruar jetë të premten në moshën 79-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.
Njëra prej bijave të tij, Fania Oz-Salzberger, ka njoftuar në llogarinë e saj në Twitter, për vdekjen e babait nga kanceri pas “përkeqësimit të shpejtë të gjendjes derisa ishte në gjumë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOzi jetonte në Tel-Aviv. Një prej shkrimtarëve më të shquar të Izraelit, Ozi kishte botuar dhjetëra novela, përfshirë edhe “Majkëlli im” dhe “Kutia e zezë”, si dhe një seri fiksioni të shkurtër, vepra jofiksion dhe shumë ese. Veprat e tij janë përkthyer në rreth dyzet gjuhë.
Lindur si Amos Klasuner më 4 maj 1939, në një familje sioniste, besnike ndaj djathtizmit, kaloi fëmijërinë në Jerusalem, atëherë pjesë e Palestinës nën sundimin britanik. Nëna e tij bëri vetëvrasje kur ai ishte dymbëdhjetë vjeç. Në moshën 14-vjeçare ishte zhvendosur në kibucin Hulda, duke e ndërruar me banesën e ngufatur e të mbushur deng me libra të fëmijërisë me jetën në bashkësi dhe ajrin e pastër. Aty do të ndryshonte emrin në Oz, që në hebraisht ka kuptimin e guximit, fuqisë.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)