Prishtinë, 27 shtator – Artistja Alketa Xhafa-Mripa është rikthyer në Prishtinë. Sërish, arti sebep për këtë. E sërish nëpërmjet tij synon t’u japë zë grave. Paralajmërimin për veprën e radhës e ka bërë të enjten në “Menzën Ramiz Sadiku”.
Ka pranuar ta zbulojë një grimë nga vepra. Bëhet fjalë për një mural. “Kurrë s’je shumë e re për me pri e me pru drejtësi” është porosia që do të përthekojë, njëherësh edhe titulli i veprës. Së bashku me organizatën “UN Woman”, artistja do të pushtojë hapësirën publike në kryeqytet. Ani pse lokacioni ende nuk është bërë i ditur, murali që do të fillojë të realizohet më 11 tetor. Ai do të jetë një vulë me emrin e veprës “Kurrë s’je shumë e re...”. Çdo shkronjë e thënies së artistes do mbushet me vula të tjera të thënieve që do mblidhen gjatë ditëve në vijim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhafa-Mripa ka vulosur edhe duart e pjesëmarrësve në prezantimin e saj përderisa pamjen e veprës e ka shpalosur edhe nëpërmjet bluzës që ka veshur.
“Një inspirim çasti”, e ka konsideruar artistja fjalinë bazë të veprës së saj. Thotë të jetë frymëzuar nga aktivistja suedeze për mjedis, Greta Thunberg (16). Vitin e kaluar Thunberg, dilte nga orët mësimore dhe protestonte para Parlamentit të Suedisë. Në mbarë globin, rreth kauzës së saj llogaritet të jenë bashkuar rreth 4 milionë aktivistë.
“Është ajo ndjenja që në Kosovë kemi plot Greta, por është mënyra sesi jemi rritur, si hapësira (që na është dhënë) dhe se si shoqëria na trajton. E di edhe vetë se si është, pasi që këtu kam qenë në shkollë, pjesë e shoqërisë”, ka thënë Xhafa-Mripa, e cila në moshën 17-vjeçare ishte larguar nga Kosova dhe që atëherë jeton në Londër.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")