Nga kjo e shtunë, 18 tetor, në Kohavision ka nisur transmetimin seria e dokumentarëve prej katër episodesh, që përshkruan jetën dhe veprimtarinë e vëllezërve Osmani nga Morina e Gjakovës.
Vëllezërit Osmani janë disa nga themeluesit e Ligës Shqiptaro-Amerikane, që ndihmoi jo vetëm pavarësimin e Kosovës, por edhe demokratizimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë.