Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarr te një lokal në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarr në Prishtinë

Foto: KOHA

Një kabllo e rrymës elektrike ka shkaktuar një zjarr të martën pranë ambasadës së Kroacisë në Kosovë, gjegjësisht te një lokal.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ka thënë për KOHËN se kanë pranuar informacion në orën 11:29, ku kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në orën 11:29 është pranuar informatë për zjarr te ambasada kroate. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një kabllo e rrymës ishte në zjarr. Është shuar zjarri”, ka njoftuar Gashi.

VIDEO: