Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarr në një lokal në rrugën Kaçanik-Ferizaj

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një zjarr ka kapluar një lokal në magjistralen Kaçanik-Ferizaj gjatë pasdites të së dielës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për KOHËN se një person nuk ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, janë shkaktuar dëme materiale në vlerë rreth 20 mijë euro.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth. Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20,000 euro”, ka thënë ai. 

Veseli tutje ka thënë se është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm.

Hetimet lidhur me rastin janë në proces.