Një zjarr i madh ka përfshirë tregun në zonën e plazhit të Durrësit, ka njoftuar TCH të dielën.
Autoritetet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me shuarjen e zjarrit.
Është bërë e ditur se nga zjarri janë përfshirë disa biznese, derisa qytetarët janë evakuuar.
Sipas autoriteteve të Shqipërisë, mbi 50 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit, derisa disa prej tyre janë aktive.