Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy person janë raportuar të zhdukur në Kosovë.
Një rast ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë ka raportuar se i është zhdukur vëllai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë ku një grua e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.