Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24-orët e fundit.
Në një rast në Fushë-Kosovë një grua e ka raportuar të zhdukur djalin e saj të mitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti thuhet se ka ndodhur më 14 shtator ndërkohë që është raportuar të enjten.
“Më datë 18.09.2025 ankuesja ka raportuar se djali i saj i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkohë që në Podujevë është raportuar e zhdukur një vajzë.
Edhe ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia më 14 shtator.
“Ankuesi ka informuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor.
Të dy rastet janë duke u hetuar.