Kronikë

Zhduket një burrë në Ferizaj

persona të zhdukur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar e një burrë është raportuar i zhdukur në Ferizaj. 

Sipas raportimit që është bërë në polici ai ka dalë nga shtëpia të martën e kësaj jave në mbrëmje, ndërkohë që rasti është raportuar të enjten. 

“Më 20.11.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.