Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve.
Deri te zbulimi i laboratorit ka ardhur pasi Policia më 24 janar ndaloi një automjet në Prishtinë dhe gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShoferi me inicialet F.K. u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
E, pas hetimeve, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë.
“Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale.















