Policia ka zbuluar rreth 100 bimë të dyshuara të llojit Kanabas Sativa në një arë të mbjellë me patate në Rahovec.
Rasti është raportuar të martën, rreth orës 09:00, kur janë vërejtur disa bimë të dyshuara në parcelën bujqësore. Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat gjatë kontrollit kanë identifikuar gjithsej 100 bimë të dyshuara narkotike.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar marrjen e mostrave për ekzaminim laboratorik. Pas procedurave të nevojshme, bimët janë nxjerrë dhe shkatërruar nga autoritetet.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
18 bimë kanabisi të mbjella në shtëpi, arrestohet i dyshuari
-
Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis në pyllin e një fshati në Podujevë
-
Policia në Gjilan lokalizion katër sera me kanabis
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve