Kronikë

Vritet një shqiptar i Kosovës në Brooklyn pasi u sulmua nga hajduti që po përpiqej ta ndalonte

nypd

Një shqiptar 41-vjeçar ka vdekur derisa po mundohej ta ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e një ndërtese në Brooklyn, e më pas u sulmua nga i dyshuari. 

Policia u njoftua për sulmin në ndërtesë mbrëmjen e së mërkurës. Policët e gjetën burrin me plagë në kokë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. 

Viktima B.H. me origjinë nga Kosova u identifikua nga familja, raportoi NBC. Ai vdiq në spital si pasojë e plagëve. 

Sipas banorëve, B.H. punonte si mbikëqyrës i ndërtesës. 

Nuk raportohet për të arrestuar.