Një person është vrarë të hënën në Gërdovc të Podujevës në ora 08:00, ka njoftuar Policia e Kosovës. Vrasjen e ka kryer me armë zjarri i dyshuari B.B., 47-vjeçar, të cilit i është sekuestruar arma dhe është arrestuar më pas.
Vdekjen e 41-vjeçarit G.B., e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.