Viktima me inicialet E.D., raportohet se në spital është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, ku atje më pas ka humbur jetën.
Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin policor.