Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë

policia e shqipërisë

Biznesmeni 52-vjeçar E.R. u qëllua me plumb në kokë teksa po dilte nga një lokal në afërsi të “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë në orët e vona të së mërkurën.

Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por më vonë vdiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët.  

Siç raporton “TCH”, viktima ishte duke folur në telefon në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Një kamera sigurie e tregon atë teksa rrëzohet në tokë.

52-vjeçari ka qenë pronar i një kompanie që ndërton banesa dhe nuk ka ndonjë dosje në polici.

Më herët, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie. Çështja nuk pati filluar për mungesë elementësh.