Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një 37-vjeçar në Mitrovicë, plagoset një tjetër

Vrasje

Një 37-vjeçar është therur me thikë për vdekje dhe një tjetër është plagosur të mërkurën në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Sipas Prokurorisë Themelore lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit, viktimat janë vëllezër.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet tutje në njoftim.