Një veturë e Kuvendit Komunal të Pejës është vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ia ka konfirmuar KOHËS rastin ku thotë se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në paraburgim për 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetura është gjetur e parkuar në fshatin Drelaj të Rugovës, në afërsi të rrugës. Në veturë nuk është gjetur ndonjë person por më pas është arrestuar një i dyshuar, i njohur për Policinë. Pas verifikimit, është kuptuar se vetura i takon Kuvendit Komunal të Pejës”, thuhet në njoftimin policor.
KOHA mëson se vetura e vjedhur përdoret nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Për të dyshuarin është raportuar edhe më parë se ka kryer vjedhje të veturave të ndryshme.