Një shtëpi është vjedhur mbrëmjen e së enjten në Ferizaj. Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi duke e thyer xhamin dhe kanë vjedhur stoli ari e pajisjen e kamerave të sigurisë.
Policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar, A.Xh., 25 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ekzaminimet fillestare është dyshuar se personi/na të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë”, njoftoi PK.
Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës.
I dyshuari kishte tentuar të largohej, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.
“Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore”, njoftoi tutje Policia.