Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Video me armë dhe kërcënime ndaj ish-bashkëshortes, ndalohet një person në Obiliq

arrestim - pranga

Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, pas raportimeve se kishte kërcënuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve nga hetimet, i dyshuari dyshohet se i kishte dërguar ankueses video nga një poligon qitjeje, ku shihej duke përdorur armë, si dhe fotografi me armë zjarri. Autoritetet dyshojnë se ai kishte ushtruar presion dhe shqetësim të vazhdueshëm ndaj ish-bashkëshortes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë trajtimit të rastit është intervistuar edhe një dëshmitar, ndërsa ekzistojnë dyshime se i dyshuari ka kërcënuar dhe shqetësuar vazhdimisht edhe nënën e tij, e cila jeton jashtë vendit.

I dyshuari fillimisht iu është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe, me rekomandim të mjekëve të QKMF-së, është dërguar për konsultë psikiatrike në Klinikën e Neuropsikiatrisë. Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar se videot e përmendura ia kishte dërguar ankueses. Po ashtu, është bërë e ditur se ai posedonte dokumentacion dhe raporte të mëhershme psikiatrike.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje” në kuadër të “Dhunës në Familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.