Kronikë

Vetura godet një këmbësor në Lipjan

Një veturë ka goditur të mërkurën një këmbësor në rrugën "Komandant Kumanova" në Lipjan derisa po kalonte rrugën në vendkalim për këmbësor.

Policia e Kosovës ka thënë se ka intervenuar dhe po merret me rastin.

Policia ka bërë të ditur se këmbësori ka pësuar disa lëndime trupore, ndërkohë është ftuar edhe ekipi e emergjencës.