Kronikë

Vetura godet një fëmijë në Lipjan

Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident i komunikacionit në rrugën “Isa Olluri” në Lipjan. Si pasojë e kësaj, lëndime të rënda trupore ka marrë një fëmijë, i cili është goditur nga një veturë e tipit “Seat”.

Fëmija menjëherë është dërguar në emergjencën e Lipjanit dhe menjëherë auto-ambulanca është nisur për në QKUK, shkaku i lëndimeve të rënda.

Policia e Kosovës, menjëherë ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Para se të ndodhte aksidenti, vozitësi i veturës kishte hyrë në rrugë njëkahore, pasi që komuna prej disa ditësh e ka mbyllur rrugën kryesore si pasojë e disa punimeve.

Burime të KOHES kanë thënë se një grup fëmijësh ishin duke luajtur në lagje, afër rrugës ku ndodhi aksidenti.