Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në Kaçanik në drejtim të Hani i Elezit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për KOHËN se vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë, rruga është e mbyllur në të dy korsitë.
“Një person i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ai.