Një person në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, u gjet pa shenja jete të hënën në orën 03:00, njofton Policia e Kosovës.
Sipas dyshimeve të para, viktima A.E., 64-vjeçar, ka kryer vetëvrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante për t’i marrë veprimet e nevojshme.
“Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket kane dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim edhe të prokurorit kujdestar. Dyshohet se personi me inicialet A.E (M/K) i moshës 64 vjeçar ka bërë vetëvrasje. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë për KOHËN.