Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer vetëvrasje të dielën rreth orës 16:00.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, i cili thotë se personi është Gyner Murati, oficer kolonel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rasti tragjik ka ndodhur ku oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së është janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Shala.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëvrasja është kryer në parkun e Arbërisë me armë zjarri.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në konfirmimin policor.